MLS thërret Balotelin: Mario, të lutem eja këtu

Mario Baloteli vihet sërish në qendër të zërave të merkatos në lidhje me të ardhmen e tij. Sulmuesi Italian që gjatë muajve të verës u kthye në Itali po jeton ndoshta momentin më të vështirë që nga transferimi I tij te Breshia dhe tani po flitet gjithnjë e më shumë për largimin e tij që në muajin janar.

Në fillim për të u fol për një interesim të Flamengos dhe Gallatasarajit, kurse tani vjen edhe apeli nga Major League Soccer që I lutet SuperMarios që të transferohet në kampionatin amerikan të futbollit

Sulmuesi Italian ishte protagonist në faqen zyrtare të MLS, MLSSoccer.com tek një artikull I publikuar në të  ku flitet edhe për një interesim të skuadrës së Torontos , ndërkohë që në podcasting e tij ftesa ishte e qartë dhe nuk linte asnjë vend për interpretim. ‘Mario Baloteli, të lutem eja në MLS-theksohej në podcastin e Ligës Amerikane të Futbollit.

Sfidanti.al