MLS, LA Galaxy jashte zones se playoffit; e ardhmja e Ibrahimovic nje rebus

Shuhet endrra e Los Angeles Galaxy per t’u kualifikuar per ne fazen e playoffit ne Major League Soccer. Ne ndeshjen e fundit te sezonit te rregullt, skuadra kaliforniane u mund nga Houston Dynamo 3-2 ne nje ndeshje ku ajo nuk arriti te ruaje avantazhin e dyfishte 2-0 pas golave te Kamara.

Eshte kjo nje situate qe ve ne dyshim te ardhmen e Zlatan Ibrahimovic. ‘Mancester Junajtid apo Real Madrid? Jam mire ne MLS-u shpreh Ibra perpara ndeshjes, por pas asaj qe u pa ne fushen e lojes, mund te kete nderruar mendje. Sulmuesi suedez e mbylli sezoninne rregullt me 22 gola e 10 assist ne 27 ndeshje, por keto shifra nuk i mjaftuan skuadres se Galaxy per te qene ne fazen e playoffit dhe kjo ndryshon skenaret e se ardhmes se tij.

Se fundmi u fol per interesin e Mancester Junajtid e Realit te Madridit, nderkohe qe me pare u permend edhe emri i Milanit. Ne fakt,Paolo Maldini dhe Leonardo zhvilluan nje takim me agjentin e Ibres, Mino Raiola per te pare mundesine e rikthimit te futbollistit te kuqezinjte. Vete Ibrahimovic tundohet nga ideja per te luajtur e per te qene serish protagonist ne Evrope dhe merkatoja e janarit eshte nje opsion mese real.

Sfidanti.al