MLS, hetohet një rast racizmi te Real Salt Lake

Major League Soccer bëri të ditur se do të hetojë akuzat e bërë në drejtim të pronarit të Real Salt Lake, Dell Loy Hansen për përdorim të një fjalori racist.

‘Jemi thellësisht të shqetësuar për akuzat e bëra në një raport të publikuar për gjuhën e përdorur dhe sjelljen e pronarit të Real Salt Lake, Dell Loy Hansen-tha MLS në një komunikatë për shtyp-Major League Soccer ka tolerancë zero ndaj kësaj lloj gjuhe apo sjelljeje dhe do të nisë menjëherë një hetim’.

Sipas ‘The Athletic’, Hansen ka një histori të pasur me komente me natyrë racial si pronar I klubit. Ai u kritikua për akuzat që lëshoi në drejtim të futbollistëve që protestuan kundër padrejtësive raciale pas të shtënave të policisë në drejtim teë Jacob Blake, një person me ngjyrë, në Kenosha në Ëisconsin

‘Është sikur dikush të godet me thikë pas shpine dhe më pas përpiqet të gjejë mënyrën për të hequr thikën dhe për të vijuar përpara-tha Hansen në një intervistë për radion-mungesa e respektit ishte e thellë për mua personalisht. Më ka kushtuar shumë punë të sjell lojtarë dhe të ndërtoj një skuadër të mirë’

Komisioneri i MLS, Don Garber, në një komunikatë dënoi komentet e pronarit të Salt Lake. ‘I vlerësoj përpjekjet e Dell Loy Hansen për të zhvilluar futbollin në Utah. Gjithsesi, nuk jam aspak dakord me komentet që bëri, mënyra sesi u shpreh dhe nuk reflektojnë opinionet e MLS-tha Garber.

Sfidanti.al