‘Pata frikë për jetën time. E di si shkuan gjërat. Nuk e ndjej se duhet t’I kërkojë ndjesë askujt. Ndjesa kërkohet kur bën dicka të gabuar’-kjo është ajo që ka thënë Harry Maguire në një intervistë për BBC teksa foli për atë cfarë ndodhi në Mykonos ku ai u arrestua nga policia greke për të marrë edhe një dënim me 21 muaj dhe 10 ditë, dënim I dhënë me kusht për 3 vitet e ardhshme, ndërkohë që u përjashtua edhe nga kombëtarja angleze për ndeshjet e Nations League.
Maguire u shpall fajtor nga drejtësia greke për dhunë, tentativë korruptimi të policisë dhe fyerje. Akuza në drejtim të tij ishte se provokoi një zënkë me policinë greke, dënim të cilin Maguire njoftoi se do ta apelojë. Sipas përfaqësuesve ligjorë teë futbollistit, taksia që do të duhet të conte në spital motrën e Maguire Daisy ‘të narkotizuar’ nga një grup shqiptarësh, në të vërtetë e coi në rajonin e policisë ku ndodhi edhe sherri.
‘Nuk ia uroj askujt këtë –vijoi Maguire-sigurisht situata I bëri gjërat të vështora për një prej klubeve më të mëdha në botë kështu që më vjen keq që përfshiva në të gjithë këtë histori tifozët dhe klubin por nuk kam bërë asgjë të gabuar. Më goditën në këmbë, isha në panic. Pata frikë për jetën time. U gjenda në një situatë që mund t’I ndodhte cdokujt dhe kudo. Unë e e di cfarë ndodhi atë natë, e di të vërtetën’
Sfidanti.al