Michael Jordan rezultoi vendimtar teksa ishte ndërmjetësi në bisedimet mes pronarëve të skuadrave dhe përfaqësuesve të lojtarëve në këto orë protestash në NBA për cështjen Jacob Blake. Sipas ESPN, aksioneri kryesor i Charlotte Hornets si dhe përfaqësuesi i pronarëve në raportet me institucionet e tjera të Basketbollit amerikan, u shpjegoi kolegëve sesi në këtë moment ka më shumë rëndësi të dëgjosh sportistët sesa të flasësh
Një prej drejtuesve të NBA që mori pjesë në këtë përballje mes lojtarëve dhe pronarëve tha për ESPN: ‘Michael Jordan është personi perfekt për këtë rol; ka qenë një lojtar fenomenal dhe tani ka në zotërim një skuadër me merkato të vogël; ka shumë besueshmëri të të dyja palët në lojë’
Mësohet se Jordan shprehu admirimin e tij për pozicionin e marrë nga lojtarët për cështje sociale kaq të rëndësishme, por u shpreh edhe në favor të mbylljes së sezonit sepse vetëm gjatë ndeshjes mund të shihet më mirë dhe t’i komunikohen botës mesazhet sociale.
Sfidanti.al