Milan mendon për të ardhmen, “kuqezinjtë” sigurojnë talentin 21-vjeçar

Milani ka vendosur. Marko Pelegrino është përforcimi i mbrojtjes. Kuqezinjtë kanë shkrirë dyshimet dhe janë thelluar në kontakte për 21-vjeçarin e Platenses, i cili do të plotësojë kështu numrin e elementëve në repartin mbrojtës në dispozicion të Piolit.

I lindur në vitin 2002, argjentinasi mundi konkurrencën e Konstantinos Kulierakis, profili grek i PAOK-ut të Selanikut. Negociatat për argjentinasin do të jenë në qendër të orëve në vijim, pasi presidenti i klubit amerikano-jugor, Sebastian Ordonjez, sipas “Tyc Sports”, ka mbërritur dje në Itali për të përcaktuar transferimin e lojtarit të tij në Milano.

 

sfidanti.al