Milani ka vendosur. Marko Pelegrino është përforcimi i mbrojtjes. Kuqezinjtë kanë shkrirë dyshimet dhe janë thelluar në kontakte për 21-vjeçarin e Platenses, i cili do të plotësojë kështu numrin e elementëve në repartin mbrojtës në dispozicion të Piolit. I lindur në vitin 2002, argjentinasi mundi konkurrencën e Konstantinos Kulierakis, profili grek i PAOK-ut të Selanikut.