Mungon vetëm firma, mbrojtësi i Mançester Sitit arrin akordin me sauditët

Një tjetër futbollist europian po bëhet gati të transferohet në Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Sitit, Ajmerik Laporte , me 29-vjeçarin që ka arritur akordin me Al Nasr-in e Kristiano Ronaldos dhe pritet të firmos së shpejti.

Laporte do të firmosë kontratë 3-vjeçare, teksa pritet të përfitojë 20 milionë euro në sezon. Mbrojtësi luan për Sitin që nga fundi i janarit 2018. Për pesë vjet e gjysmë, Laport luajti 180 ndeshje zyrtare, në të cilat shënoi 12 gola dhe katër asiste.

 

sfidanti.al