Me të kaluar ‘dehjen’ e festës së madhe për kualifikimin në Champions, te Milani ka ardhur koha e ndërtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një grup, pjesë e të cilit nuk do të jetë Mario Mandzukic që mbërriti në janar për të bërë që Ibrahimovic të pushojë. Por për shkak të dëmtimeve dhe rendimentit jo në nivelin që pritej, sulmuesi kroat është aktivizuar në 10 pjesë ndeshjesh pa shënuar asnjë gol.
Kontrata e Mandzukic ishte e lidhur me cështjen e kualifikimit, por rinovimi nuk ishte automatic dhe një ditë pas ndeshjes së fundit të sezonit, Mandzukic u thotë lamtumirën kuqezinjve nëpërmjet një postimi në Instagram
‘Iu jam mirënjohës drejtuesve të klubit që më dhanë këtë mundësi-shkruante Mandzukic në postimin e tij ku kishte publikuar një foto të skuadrës-stafit teknik për punën e tyre plot dedikim dhe shokëve të mi të skuadrës që nuk janë vetëm futbollistë të shkëlqyer, por edhe një grup djemsh të mirë. Jam I lumtur që ia dolëm të kthejmë këtë klub fantastik në Ligën e Kampioneve. Iu uroj të gjithëve në klub vetëm më të mirën për të ardhmen’.
Sfidanti.al