‘Në aspektin mjekësor, nuk pendohem për asgjë’-rishfaqet neurokirurgu Leopoldo Luque që foli në një intervistë televizive në lidhje me ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradonës, të cilin akuzohet se nuk e kuroi në mënyrë të përshtatshme.
Neurokirurgu është në një situatë ku ai e sheh vetën që të hetohet për vrasje me dashje duke rrezikuar një dënim deri me 25 vjet burg. Në intervistën e tij Luque tha se nuk ka më paqe as për Maradonën e as për atë vetë.
‘Nuk ka më paqe, as për Diegon e as për mua-tha ndër të tjerat Luque-isha në sallë operacioni kur mësova se Diego kishte pësuar atak kardiak. Kontaktova menjëherë me disa mjekë, ka disa file audio që e konfirmojnë këtë’.
Sfidanti.al