Zlatan Ibrahimovic dhe Milani janë gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës. Paolo Maldini kishte folur për bisedime jo të lehta, por që ekzistonet vullneti për të vazhduar së bashku dhe në fakt janë bërë hapa para për të arritur një marrëveshje me Mino Raiolën. Suedezi kërkon një shpërblim ekonomik pasi tregoi se diti të ndryshojë fytyrën e skuadrës se është në gjendje të ndihmojë të rinjtë që të përmirësohen
Kërkesa është për rreth 6 milionë Euro neto në sezon, ndërsa Milani mendon për një pagë bazë fikse 4-5 milionë Euro të shoqëruara me bonuse të pasura që janë të lidhura si me objektivat personalë ashtu edhe të skuadrës për të arritur në mbi 6 milionë Euro
Me të mbyllur cështjen Ibrahimovic, kuqezinjtë dhe Raiola do të rinisin bisedimet e tyre edhe për cështjen Donnarumma. Situata me portierin 21 vjecar është më pak urgjente duke qenë se kontrata e futbollistit skadon në 2021, por jo më pak e rëndësishme për të konfirmuar dy shtylla të skuadrës.
Sfidanti.al