Milan dhe Ibrahimovic janë ende larg, por ka optimizëm

Kërkesa e atij që po bën tratativat me Milanin për Ibrahimovic, 7 milionë Euro neto në sezon, e ka stepur klubin kuqezi që mendonte se mund të mbyllte këtë cështje me 5 milionë Euro duke i shtuar dhe bonuset që do ta conin pagën e lojtarit në një shifër prej rreth 6 milionë Euro. Sigurisht diferenca mes kërkesës dhe ofertës nuk është shumë e madhe dhe krijohet përshtypja se në fund do të gjendet një marrëveshje

Stefano Pioli dëshiron që të ketë Ibrahimovic nën urdhrat e tij që në grumbullimin e 24 gushtit dhe e konsideron atë si qendrën e Milanit të ri që ka në mendjen e tij. Suedezi gjendet mirë në Milano dhe ka një raport të shkëlqyer me trajnerin dhe shokët e tij të skuadrës dhe duke qenë se nuk ka skuadra e projekte të tjera që të mund ta tundojnë, atëherë rinovimi i kontratës me kuqezinjtë duket se është hipoteza më e mirë edhe pse ka mbetur vetëm 1 javë kohë.

Sfidanti.al