Milan, Boban fjalë të forta: Turpëruese! E tmerrshme të humbasësh në këtë mënyrë

Ndeshje e shëmtuar dhe rezultat poshtërues. Milani doli me kocka të thyera nga sfida me Atalantën dhe në përfundim të ndeshjes, Zvonimir Boban nuk I kurseu deklartat e forta për të përshkruar atë që ndodhi në Bergamo.

‘Loja nuk ishte, kjo dhemb shumë-tha Boban-është turpëruese, ky nuk mund të jetë Milani. Sot me te drejtë mund të jemi të shqetësuar sepse bëhet fjalë për. një humbje të tmerrshme, është e tmerrshme të humbasësh 5-0. Duhet të mendohemi shume dhe të mendojmë të bëjmë mirë, të reagojmë e të kemi karakter’.

Boban përjashtoi nga përgjegjësitë trajnerin Pioli në këtë humbje duke konfirmuar besimin e klubit ndaj tij.

‘Ne mbetemi super të kënaqur me Piolin-vijoi Boban-nuk ka të bëjë me humbjen e sotme. Merkato? Dicka do të ndodhë, por nuk është e lehtë. Të flasësh për individë është e vështirë. Ishte e gjithë skuadra që nuk reagoi nga fillimi deri në fund. Nuk diti të dilte nga momenti I vështirë dhe të gjente mënyrën për të bërë një lojë ndryshe duke qenë se kundërshtari ishte superior në të gjitha aspektet’.

Sfidanti.al