Messi flet hapur: Verë e vështirë, jam ndjerë keq, por tani…

Lionel Messi rikthehet të flasë për cfarë ndodhi në muajt e verës dhe këtë e bën në një intervistë me gazetarin spanjoll Jordi Evole dhe që do të transmetohet e plotë në 27 dhjetor. Por në median spanjolle është publikuar një pjesë e intervistës së futbollistit. RAC1 zbuloi disa përgjigje të dhëna nga argjentinasi për disa tema sidomos ato për zërat e merkatos së ardhshme dhe ambiciet për të ardhmen në këtë sezon

‘Sot jam mirë, por kalova vërtet një verë të shëmtuar ashtu sikurse edhe periudha e mëparshme dhe fillimi I këtij sezoni-tha ndër të tjerat Messi në intervistën e tij duke iu referuar cështjes së largimit të tij të mundshëm nga Barcelona-por tani jam mirë. Tani kam dëshirë të luftoj vërtet për të gjithë objektivat dhe kompeticionet që nap resin. E di që klubi po përjeton një moment të komplikuar, gjithca që rrethon Barcelonën është bërë e vështirë, por unë kam entuziazëm, shumë shpresë dhe shumë dëshirë për të bërë mirë’.

Sfidanti.al