Mesit nuk i ecën me kombëtaren, portieri Ospina i mohoi 2 gola!

Kur ai nuk arrin të jetë ai që është, e vuan edhe Argjentina, e cila nuk shkoi më larg se barazimi 2-2 në Kolumbi. “Albiselestët” ishin në epërsi 2-0 dhe mund të kishin fituar edhe më thellë, por portieri vendas, Ospina, ishte i frymëzuar dhe bëri dy pritje të mëdha ndaj Lionel Mesit. Kapiteni argjentinas dhe katalanas mendoi se kishte shënuar pasi ishin dy gola të sigurt, por Ospina bëri mrekullinë. Kristian Romero dhe Leandro Paredes ishin autorët e golave për epërsin 2-0 të argjentinasve, por më pas portieri Emiliano Martinez u nxorr nga fusha pasi pësoi një dëmtim në kokë në një përplasje. Muriel shkurtoi diferencën me penallti dhe Borha barazoi në fund. Në rezultatin 2-1 për Argjentinën erdhën dy gjuajtjet e Mesit, ndërsa Ospina u bë shpëtimtar i ekipit të tij. Një tjetër lajm i keq për Mesin ishte që kapiteni i Indisë, Sunil Çetri, e kaloi për numrin e golave me kombëtaret. Indiani 36-vjeçar ka tani 74 gola ndaj 72 që ka kapiteni i Argjentinës.

Sfidanti.al