Tifozët argjentinas me siguri që janë mërzitur shumë, kur mësuan lajmin e fundit se Lionel Mesi gjatë vitit të ardhshëm do t’i thotë përfundimisht lamtumirë përfaqësueses argjentinase.
Mbas paraqitjes zhgënjyese të Argjentinës më kampionatin e fundit botëror të Rusisë, ku përfaqësuesja e saj u eliminua që në 1/8-tën e finaleve, Mesi vendosi që të mos luajë deri në fund të tij viti kalendarik. Sidoqoftë, ky vendim i fundit që të mos luajë deri në fund të vitit, është vetëm një parajmërim për ndarjen përfundimtare të lojtarit më të mirë argjentinas nga përfaqësuesja e vendit të tij.
Sfidanti.al