I bashkon Barcelona dhe ndajnë nacionalet e tyre, Brazili dhe Argjentina. Leo Mesi dhe Nejmar miq dhe “armiq” në udhëtimin e eliminatoreve për Rusi 2018-të. Dy talentet e futbollit ballë përballë në dy kampe të ndryshme, në një ndeshje midis dy gjigandeve të Amerikës, Brazilit dhe Argjentines. Nejmar nuk do të jetë ai i Barçës që thotë shpesh “Mësoj çdo ditë nga Mesi”, sidomos kur flitet për një ndeshjeku pritet më shumë nga arti i tij.
Do të jetë hera e pestë që ndeshen kundër njëri-tjetrit në karrierën e tyre dhe argjentinasi ka një bilanc prepotent: 3 fitore, 1 barazim dhe një humbje. Kjo nuk mjafton nëse kujton se Mesi ka shënuar 6 gola kur kanë qënë kundër, ndërsa Nejmar ka shënuar 2 gola në portën e Argjentinës, ama Mesi nuk ka qënë në fushë.
Një pyetje për Nejmar : “ A do të luaje me Mesin edhe tek Argjentina”? Përgjigjen e jep vetë Leo: “ Nejmar mund të luajë kudo. Një si ai mund të luajë në çdo ekip”. Edhe braziliani nuk mbetet pas me fjalë të shqerosura: “ Kam një admirim për Leo Mesin, sidomos kur e kam kuptuar se natyral është shumë më i mirë se ai në TV”.