Mesazhi I një kampioni, Haaland: Kuroni mendjen, meditimi do të na bëjë më të mirë

Një mesazh I thellë dhe pak kundër rrymës. Nuk kryen stërvitje në shtëpi, vrapime në tapis roulant, sfida të ndryshme etj, Erling Braut Haaland, goleadori I ri që po spikat në këtë sezon të turbulluar futbollistik, ka gjetur një mënyrë tjetër për t’iu drejtuar tifozëve dhe ndjekësve të tij në rrjetet sociale

‘Kjo pandemic po na streson dhe po na jep pasiguri më shumë se c’ndodh normalisht-shkruan Haaland në rrjetet sociale-nëse këto dite ndihesh në ankth, nuk je vetëm. Përvec kurimit të trupit, duhet të kurojmë edhe mendjen tonë’

Ky është mendimi I talentit norvegjez në Instagram që u shoqërua nga një foto e tij ku ai është I ulur në fushën e lojës në pozicionin meditues, që është edhe një prej festimeve të tij jo normale të shënimit të golit.

‘Meditimi është dicka serioze-nënvizon Haaland-dhe mund të ndihmojë të rregullojë emocionet në mënyrë që të mund të tregojmë më shumë vëmendje kundrejt të tjerësve dhe të sillemi në mënyrë më altruiste. Kemi nevojë të ndihemi si një komunitet’.

Sfidanti.al