Liverpool, fluks nëpër supermarkete, The Reds ofrojnë stjuardët e tyre

Skuadra e Liverpool zbret në fushë për të ndihmuar qytetin në luftën kundër coronavirusit. Klubi kampion I Evropës vendosi të vërë në dispozicion stjuardët e tij, që njihen për efikasitetin e tyre, për të zgjidhur problemin e fluksit të madh të njerëzve në supermarket të frikësuar se mallratdo të mbarojnë, për të ndihmuar në administrimin e radhës dhe për të siguruar respektimin e distancës mes personave

‘Një mesazh për menaxherët e supermarketeve-tha Administratori I Deleguar I The Reds, Peter Moore në rrjetet sociale-stjuardët që punojnë në stadiumin tonë  kohën e lirë dhe eksperiencën e tyre do ta vendosin në dispozicion për të kontrolluar radhët e cmendura, edhe ato në parkingje. Do të mund të ndihmojnë njerëzit në marrjen e mallrave të blera. Ata janë më të mirët në rolin e tyre dhe me siguri do të jenë të lumtur t’ju ndihmojnë e t’ju bëjnë të ndiheni më të sigurt. Ju lutem, hyni në kontakt’.

Sfidanti.al