Mesazhi i Dortmund për Klopp: Je Mohamed Ali i futbollit

Liverpooli rikthehet te titulli i Premier Leagues pas 30 vitesh dhe Jurgen Klopp ka një meritë të madhe në këtë sukses. Te Borussia Dortmund askush nuk e ka harruar dhe drejtuesit e klubit gjerman nuk ngurruan t’I dërgojnë mesazhe urimi trajnerit aktual të The Reds dhe një prej tyre ishte Michael Zorc që e përkufizoi Klopp si Mohamed Aliun e futbollit.

‘Je më I madhi. Jo më kot të quaj prej vites si Mohamed Aliun e futbollit-shkruante Zorc në mesazhin e tij dedikuar Jurgen Klopp që ka qenë në pankinën e Dortmundit me të cilin fitoi Bundeslihën në 2011 dhe 2012 dhe Kupën e Gjermanisë në 2012. Për më tepër Klopp e drejtoi skuadrën verdhezi në finalen e Ligës së Kampioneve në 2013 që e humbi përballë Bayernit.

Po kështu edhe Shefi Ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans Joacheim Ëatzke e uroi Jurgen Klopp duke nënëvizuar atë që do të thotë dhurimi i titullit pas 30 vitesh një klubi historik si Liverpool. Ëatzke theksoi se fitorja e titullit në një ligë kaq të fortë si ajo angleze me shumë klube të mëdhenj në  të e shumë ndeshje përpara fundit të sezonit është dicka e jashtëzakonshme.

Sfidanti.al