Diego Armando Maradona vazhdon të luftojë me armiqtë dhe fantazmat e së shkuarës edhe pse aktualisht duket se i ka kaluar veset dhe sjelljet e ekzagjeruara të dikurshme. Dy ditë më parë në internet u shfaqën imazhet e Diego Armano Maradonës që ishte dukshëm në një gjendje konfuzionale dhe që bënë xhiroin e botës, gjatë një mbrëmje me miqtë dhe ish të fejuarën e tij Victoria Ojeda duke bërë që të rindizen sinjalet e alarmit për gjendjen shëndetësore dhe brishtësinë e tij.
Ai që e bën më të qartë situatën e El Pibe De Oros për të larguar edhe spekulimet rreth legjendës argjentinase të futbollit, ishte Leoopoldo Luque, neurokirurgu që prej vitesh po e ndjek hap pas hapi në procesin e rehabilitimit.
‘Diego është mirë-tha neourokirurgu për America TV-por momenti për të është i vështirë. Po vuan izolimin e detyruar për shkak të karantinimit dhe ka ndryshime të vazhdueshme të humorot, është shumë i brishtë në aspektin emotiv’.
Në videon që u publikua dhe që po diskutohet Maradona shihet teksa vallëzon me Ojedan. El Pibe De Oro e ka të vështirë të flasë dhe në një moment ul pantallonat dhe i tregon të ndenjurat personit që po xhironte videon. Ka nga ata që theksojnë se Maradona e humbet shpesh kontrollin për shkak të përzierjeve të rrezikshme të medikamenteve, por shkohet deri aty sa thuhet se pasioni i vjetër i Maradonës për drogërat nuk është zhdukur plotësisht
‘Këto janë zëra që i përgënjeshtroj në mënyrë kategorike-siguroi Luque-njerëzve u pëlqen të krijojnë skandale e të hapin polemika. Por mund t’ju garantoj se Maradona nuk po abuzon me medikamentet e për më tepër, kokaina nuk është më pjesë e jetës së tij prej shumë kohësh. Gjithsesi, ndonjëherë e tepron me reagimet e tij që janë dukshëm të pakuptueshme, por duhet të marrim parasysh kuadrin klinik e psikologjik të Maradonës në kompleksitetin e tij’.
Por Maradona e ka një problem dhe quhet alkool.
‘Ky është një problem-pranoi Luque-ndonjëherë e ekzagjeron dhe menjëherë gjërat zmadhohen në krahasim me cdo person tjetër. Kur ai pi, brishtësia dhe destabiliteti emotive shfaqen me prepotencë në mënyrë të paadministrueshme. Pi dhe bie në aspektin emotive dhe për këtë po punojmë, por është një proces i gjatë dhe që kërkon shumë punë’.
Sfidanti.al