Nga Argjentina: Ronaldinho kërkon të luajë për Maradonën

Në Amerikën e Jugut e kanë përkufizuar tashmë ‘Bomba e merkatos së pandemisë’. Bëhet fjalë për zërat që vijnë nga Argjentina që flasin për Ronaldinhon. Braziliani që është tërhequr nga futbolli në 2018 dhe që aktualisht është në gjendje arresti shtëpie në Paraguaj për  përdorim të pasaportave false, u ka rrefyer miqve të tij se ka ndërmend të kthehet të luajë futboll dhe këtë dëshiron ta bëjë vetëm për Diego Armando Maradonën te skuadra e Gimnasia La Plata

Lajmi publikohet nga periodikja ‘El Dia’ dhe për momentin ende nuk ka gjetur konfirmin zyrtar. Për një kalim të mundshëm të Ronaldinhos te Gimnasia në fakt u fol vetëm në 2016 kur braziliani ishte shumë pranë realizimit të këtij transferimi  që ishte pjesë e premtimit elektoral të kandidatit për presidentit të klubit, Marin. Por asgjë më shumë, megjithatë imagjinata me Ronaldinhon në fushë nën urdhrat e El Pibe De Oro ka bërë që tashmë tifozët të ëndërrojnë.

Sfidanti.al