Më në fund është zyrtare, Dries Mertens do të qëndrojë te Napoli deri në 2022 me opsion për zgjatjen e kontratës së re të tij edhe për një vit tjetër. Mbrëmjen e së martës belgu nënshkroi këtë kontratë të tij të re, ndërkohë që këtë te mërkurë erdhi edhe firma e presidentit De Laurentiis që e festoi në rrjetet sociale bashkë me futbollistin rinovimin e kontratës duke postuar edhe një foto të shoqëruar me frazën: ‘Rroftë Dries’.
Pak më pak se një muaj më parë dukej se largimi i belgut 33 vjecar drejt Interit ishte i sigurt me Antonio Conten që në këtë mënyrë mendonte të zgjidhte problemin Lautaro Martinez me një futbollist të marrë me parametra zero. Oferta e Marottës dukej e parezistueshme, por në fund ndodhi surpriza. Mertens që dukej se ishte në raporte shumë të këqija me De Laurentiis, vendosi të lidhet përjetë me Napolin pasi flitet se për të mendohen edhe role të tjera te skuadra napoletane edhe në fund të karrierës së tij si futbollist.
Sfidanti.al