Coman, ‘hajmalia’ e Bayernit; 8 tituj në 8 sezone vetëm 24 vjec

Tetë kampionate të fituar në 8 sezone karrierë në moshën 24 vjecare. Ky është rekordi i jashtëzakonshëm i Kingsley Coman, futbollisti francez që mbrëmjen e së martës fitoi titullin e tij të 5 radhazi në Bundesligë me Bayernin e Mynihut. Që nga momenti që ish futbollisti i Juventusti ka nënshkruar kontratën e tij të parë si profesionist, në kampionatet kombëtare ku ka luajtur vetëm ka festuar pasi në palmaresin e tij janë edhe 2 tituj të Ligue 1 me PSG  dhe titulli i Serie A me Juventus në sezonin 2014-15 kur luajti 14 ndeshje pa shënuar asnjë gol

Coman e fitoi titullin e tij të pare në Ligue 1 me Carlo Ancelottin te stoli I Paris Saint Germainit në sezonin 2012/2013 edhe pse atë vit luajti vetëm 3 minuta në kampionat. Sezonin pasardhës me Laurent Blanc në stol, 2 ndeshje për një total prej 36 minutash aktivizim fitoi titullin e dytë kampion të Francës kur ishte vetëm 18 vjec. Më pas erdhi kalimi me parametra zero te Juventusi me të cilin firmosi një kontratë 5 vjecare, por aventura në Torino përfundoi vetëm pas 1 sezoni për të shkuar pikërisht te Bayerni ku vazhdon të mbledhë trofe edhe pse ecuria e tij është frenuar nga një sërë dëmtimesh fizike.

Në total, Coman  ka në palmaresin e tij plot 17 trofe, 2 kampionate francezë, 1 Superkupë Franceze, 1 Kupë të Ligës së Francës, një titull në Serie A, 1 Kupë Italie dhe një Superkupë Italiane, 5 tituj të Bundesligës, 2 Kupa të Gjermanisë dhe 3 Superkupa të Gjermanisë, por nuk mbyllet këtu pasi Bayerni është ende në garë për Kupën e Gjermanisë së këtij sezoni dhe të Ligës së Kampioneve.

Sfidanti.al