Media turke kunder Ceferin: Na goditi me thike pas shpine

Gjermania do te jete vendi organizator i Euro 2024 duke fituar ndaj kandidatures turke. Ne Turqi nuk eshte pritur aspak mire dhe media vendase filloi te kritikoje UEFA e presidentin e saj, Aleksander Ceferin duke ngritur akuza per manipulim ne zgjedhjen e kandidatures fituese per evenimentin kontinental te 2024.

Sipas te perditshmet ‘Milliyet’, ekipi turk e dinte se 9 nga 17 anetaret e Komitetit Ekzekutiv te UEFA, do te votonin ne favor te kandidatures turke.  Rezultati i votimeve te kryera ne mesjave ishte 12 me 4 ne favor te Gjermanise, nderkohe qe nje vote ishte nul. Federata Turke mbeti e habitur nga keto votime dhe pas nje hetimi te shkurter arriti ne perfundimin se Ceferin bisedoi me anetaret ne favor te Gjermanise per te nderruar mendje.

‘Ceferin nga goditi me thike pas shpine-ishte titulli i te perditshmes ‘Milliyet’ qe nuk tregon burimin e lajmit per kete hetim te supozuar te Federates Turke te Futbollit. Kjo e perditshme kujton gjithashtu se qeveria e futbollit turk e mbeshteti Ceferin ne 2016 kur ai u zgjodh ne krye te UEFA.

Ndersa e perditshmja tjeter ‘Hürriyet’ kritikoi sistemin e perzgjedhjes duke theksuar se keto vendime si ajo e mesjaves do te jene gjithnje te dyshimta dhe se eshte nje turp qe zgjedhja per vendin organizator te nje evenimenti te jete ne duart e vetem 16 personave.

Sfidanti.al