Media në Spanjë: Messi largon Lautaron nga Barcelona

Vendimi i Lionel Messit për të qëndruar te Barcelona edhe për një sezon tjetër ndoshta e largon përfundimisht Lautaro Martinez nga Barcelona. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle Marca sipas së cilës në vitin e coronavirusit dhe të pamundësisë për të bërë blerje të rëndësishme, fakti që Messi do të veshë edhe për 1 vit fanelën e skuadrës katalanase përkthehet në 100 milionë Euro shpenzime për skuadrën blaugrana.

Paga e argjentinasit si dhe fakti që në arkat e Barcelonës nuk do të hyjë asnjë e ardhur për një shitje që klubi as nuk e mori në konsideratë, e bën thuajse të pamundur blerjen e emrave të rëndësishëm si ata të Lautaros, Ëijnaldum apo Depay që po humbasin gjithnjë e më shumë forcë për sakrificën financiare të klubit për të pasur Messin edhe për një sezon tjetër. Messi qëndron, por gjithnjë sipas ‘Marca’ është e mundur që disa prej miqtë e tij më të mirë do të largohen dhe mes tyre është edhe Arturo Vidal që duket se i ka orët e numëruara në Camp Nou.

Sfidanti.al