Në Londër po thyhen rekordet historike të shpenzimeve, por Frenk Lampardi nuk pritet ta ketë aspak të lehtë. Nëse Çelsi ka hedhur në treg 230 milionë paundë stërlina, dhe Siti e Junajtid po ashtu mendojnë transferimet, Liverpuli i Jurgen Klopit po merret vetëm me atë që ndodh në fushën e lojës. Fitorja 7-2 në miqësoren e fundit para nisjes së Premier Ligës tregon se kampionët janë “kolauduar” siç duhet. Edhe pse Blekpuli arriti në epërsi 2-0, të kuqtë nuk e patën problem të reagonin dhe të shënonin “7 llokume”. Liverpuli pati shumë mungesa, pasi lojtarët kryesorë ishin me kombëtaret, veçse kjo nuk pengoi. Adoleshentët Harvej Eliot dhe Zep Van den Berg shënuan golat e parë me ekipin e të rriturve, ashtu siç shënuan edhe Matip, Minamino, Firmino apo Sadio Mane.
Sfidanti.al