Media kineze kundër Lipit: Nuk po e bën punën, është gjithnjë në Itali

Për Fabio Kanavaron dhe Marcelo Lipin kanë ardhur kohë të vështira në Kinë.  Për të parin duket se janë hapur dyert elargimit nga Guangzhou, ndërsa Lipi akuzohet nga media kineze  se nuk po e bën punën e tij dhe se gjatë gjithë kohës është në Itali edhe pse paga e tij si trajner I përfaqësueses kineze është 180 milionë Yuan thënë ndryshe 23 milionë Euro në vit.

Në shënjestrën e kritikave në fakt është vendimi I Lipit që të mos e drejtojë skuadrën në Lojërat e Azisë Lindore që do të zhvillohen muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut. Federata Kineze e Futbollit bëri të ditur se në vend të tij do të jetë ish mesfushori I Evertonit Li Tie, ndërkohë që 71 vjecari në këtë periudhë do të udhëtojë drejt Italisë.

Media kineze ka reaguar, ku ajo që lëshoi kritikat më të ashpra ishte ‘Oriental Sports Daily’ sipas së cilës Lipi po I lë pas dore detyrat e tij. ‘A nuk duhet të ishte puna e tij drejtimi I Kombëtares?-lexohej ndër të tjerat në artikullin e kësaj të perditshmeje.

Media në vendin nga Lindja e Largët e akuzon Lipin për mungesë interesi për zhvillimin e futbollit kinez për një afat të gjatë kohe. Lipi do të kthehet në Itali për të festuar Krishtlindjen pas ndeshjes me Sirinë në mesin e muajit nëntor. ‘Pushime që mund të zgjasin 4 muaj-shkruan Tencent Sports.

Sfidanti.al