Mbiemrat e mëdhenj, që tani nuk të thonë më asgjë

Lajmi i këtij mëngjezi është, që Kafu, sulmuesi i Ludogorets, është shumë afër mundësisë për të veshur fanelën e Lacios. Por e theksuam, futbollisti i Ludogorets, pasi nuk ka asnjë ngjashmëri me atë që ka luajtur për Romën. Një gjë e tillë duhet preçizuar, pasi tashmë qarkullojnë shumë futbollistë me emra që dikur kanë bërë historinë, por që në fushën e lojës janë thjeshtë stampë nëpër fanela.

Eusebio – Fizik, karakteristika dhe potencial më shumë së të ndryshëm, ndërmjet Eusebios që mban të veshur fanelën e Seara FC dhe atij që ka mbetur në histori. Brazialiani, 167 centimetra i lartë, gjithmonë ka bërë edicione që nuk kanë lënë asnjë përshtypje.

Viera – Një senegalez dhe një brazilian. Njëri që ka shkruar historinë e Arsenalit, si dhe ka provuar edhe Juventusin e Interin, ndërsa tjetri, që me shumë mundime mundi të gjejë një hapësirë shumë të vogël në botëne futbollit, me Nautiko Kapibaribe.

Platini – Futbollisti Brazilian ka pasur një karierë shumë të ndryshme nga ajo e francezit të famshëm. Në vitet e fundit është zhdukur edhe nga Brazili, për të luajtur në Kinë, Rumani, Portugali dhe së fundi është stabilizuar në Bullgari, ku luan për Sllavian e Sofias.

Mesi – Askush nuk mund të thotë që nuk e njeh Lionel Mesin, pasi nuk do ta kishte besuar askush. Barcelona? Por një të tillë e ka edhe Angers. Mesfushori shtatshkurtër kamerunas i afrohet pak nga konstrukti me yllin e skuarës katalanase, ndërsa për pesë topat e artë… ndoshta duhet të shkojë t’i blejë

Maradona – Kjo është vërtetë e fortë. E para është mbiemër portugez dhe çfarë ka ndodhur më pas. Prindërit e futbollistit e kanë pagëzuar në shenjë respekti me emrin e të madhit Pele dhe kështu, futbollisti i Benfika B quhet gjatë, Da Silva do Nashimento Maradona.

Zidan – Eshtë 36 vjeç dhe mesfushori francez nuk ka pasur asnjë mundësi, që qoftë edhe t’i ngjante sado pak Zidedin Zidane. Nasim luan për Minguete Venisio, në Divizionin e Katërt francez.

Ronaldo – I njohur si Ronaldo Pompeu da Silva është mesfushor i Salernitanës, i huazuar nga Lacio. Ndryshe nga “Fenomeni”, ai nuk luan në vijën e parë, por akoma më ndryshe nga ai, këtë vit ka pasur vetëm dy aktivizime me skuadrën ku bën pjesë.