Mbas 10 vitesh, Ibra nuk është më i miri në Suedi

Zllatan Ibrahimoviçi, mbas një dhjetëvjeçari të tërë, nuk është më futbollisti më i mirë në Suedi, konkludoi sondazhi që bën përvit federata suedeze e futbollit. I fundit që është nderuar me këtë çmim, ka qenë Frederik Ljunberg (2006).

Këtë vit, çmimi i futbollistit më të mirë të vitit në Suedi iu dha Andreas Grankvistit, kapiteni i përfaqësueses suedeze dhe mbrojtës i Krasnodarit rus. Në fakt, është hera e parë, mbas afro 20 vitesh, që një mbrojtës shpallet nga federata suedeze si futbollisti më i mirë i vitit.

Sfidanti.al