Mbappe vendos për të ardhmen përpara sfidës me R. Sociedad

Duket se këtë vit ‘telenovela’ e së ardhmes së Mbappe nuk do të zgjasë shumë, ose kështu ka publikuar ‘L’Equipe’ për situatën e sulmuesit të PSG-së. Mbappé e di se ushqyerja e thashethemeve që zgjasin me kalimin e kohës gjeneron vetëm një klimë negative. Prandaj, ideja është që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë ideale para xhiros së 1/16-të të Ligës së Kampionëve kundër Real Sociedad, me ndeshjen e parë më 14 shkurt, për të përballuar afatet e ardhshme në një klimë më pak armiqësore. Gjithashtu nga ana e PSG-së, dëshira është që situata të zgjidhet sa më shpejt dhe të mos rrethohet me thashetheme dhe rrjedhje të informacioneve të të gjitha llojeve për muaj të tërë. Që nga vera e kaluar, klubi parizien nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Mbappe. Në zyrat e Parc des Princes po përgatet një plan A me të dhe një plan B pa të. Nëse opsioni i dytë fiton, Mbappe nuk do të ketë kohë shtesë për të rikonfiguruar edhe një herë projektin e tij, pasi kjo mund të ketë pasoja të tjera të brendshme. Me pak fjalë, ylli francez duhet ta thotë shpejt vendimin e tij, ndryshe klubi do të thotë të vetin pa kthim mbrapsht.

sfidanti.al