Kylian Mbappe tremb tifozët e Paris Saint Germainit dhe drejtuesit e klubit kampion të Francës. Pas përfundimit të ndeshjes me Montpellier që Paris Saint Germaini e fitoi 4-0 ku Mbappe shënoi 2 gola, sulmuesi tha se po reflekton nëse duhet të rinovojë kontratën me skuadrën e tij apo jo.
‘Me klubin po flasim dhe unë po mendohem për atë cfarë do të bëj; nëse në fund do të rinovoj kontratën, do të qëndroj këtu për shumë vjet-tha Mbappe-Këtu jam i lumtur, gjithnjë kam qenë. Tifozët dhe klubi më kanë qëndruar gjithnjë pranë dhe për këtë arsye do t’i jem gjithnjë mirënjohës Paris Saint Germainit. Por unë duhet të mendoj se cfarë do të bëj në vitet e ardhshme. Do të vendos shumë shpejt, por në këtë moment po mendohem, nuk dua të firmos një kontratë për të qëndruar për pak kohë, nëse rinovoj do ta bëj për të qëndruar për shumë vite, po reflektoj për këtë gjë’.
sfidanti.al