Mbape magjeps Mançester Sitin; kampionët e Anglisë, gati 200 milionë Paund

Kilian Mbape ka magjepsur mançester Sitin e sidomos trajnerin e tij, pep guardiola. për teknikun katalanas, talenti francez është pjesa që i mungon skuadrës kampione të Anglisë për të tentuar fitoren e Ligës së kampioneve dhe e dëshiron nën urdhrat e tij që në muajin janar. Drejtuesit e citizejns duket se janë gati që t’ia plotësojnë këtë dëshirë teknikut 47 vjecar dhe janë gati të ofrojnë 200 milionë Paund për t’ia rrëmbyert Mbapenë, paris Sën Zhermenit.

Nëse kjo do të ndodhë, sulmuesi 19 vjecar, do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit dhe do të thyejë rekordin e shënuar nga vetë Paris Sën Zhermenin kur bleu brazilianin Nejmar nga Barcelona për vlerën e 198 milionë Paundëve

Guardiola nuk i ka harruar paraqitjet e mbape në Ligën e kampioneve me Monakon teksa e ndihmoi këtë skuadër të eliminojë Mancester Sitin e tij kështu që ai e dëshiron në ekip për pjesën e dytë të sezonit. Me rregullin e ri të UEFA, Guardiola, nëse do ta sigurojë shërbimin e tij, do të mund ta aktivizojë Mbapenë në Ligën e Kampioneve, edhe pse ai është aktuvizuar edhe nga Paris Sën Zhermeni në ndeshje ndaj Liverpoolit.

sfidanti.al