Materazzi: Milani e meritoi fitoren në derbi

Marco Materazzi e pranon humbjen në derbi dhe i bën komplimente Milanit. Ish-mbrojtësi zikaltër megjithatë mendon se në fund titullin kampion do ta fitojë Interi sepse është skuadra më e fortë në Itali. “Milani e meritoi fitoren në derbi. Është e drejtë që të tallen pak me Interin dhe me mua. Kjo është pjesë e lojës së futbollit. Kuqezinjtë ishin një ekip fantastik. Unë e thashë përpara që kur skuadra është favorite mund të humbasë”, ka thënë Materaci.

“Nuk mendoj që Interi ka luajtur me 60%. Ka shumë faktorë që në këtë moment të sezonit mund të jenë vendimtarë. Një prej tyre është aspekti fizik. Europiani ka hequr shumë energji nga lojtarët e Interit dhe shumë lojtarë kanë qenë aty. Sapo Interi të gjejë formën do të jetë sërish ekipi pretendent. Për mendimin tim janë skuadra më e fortë. Komplimente për skuadrat që për momentin janë shumë mirë me formën dhe po bëjnë gjithçka për ta mundur Interin dhe për t’i rrëmbyer titullin. Por në fund mendoj se të gjithë do t’i bëjnë llogaritë me ne”.

sfidanti.al