Martin Odegaard është zyrtarisht lojtar i Arsenalit deri në fundin e sezonit. Klubi londinez komunikoi nënshkrimin e kontratës me futbollistin të cilin e mori me huazim nga Reali i Madridit deri në 30 qershor. Topcinjtë që nuk kanë asnjë opsion për blerjen e norvegjezit, në këtë mënyrë forcuan repartin e mesfushës, dicka që Arteta e kërkonte prej muajsh. Odegaard, në aventurën e tij të re te Arsenali, do të mbajë fanelën me nr.11 që dikur e ka mbajtur Ozil
Odegaard udhëtoi drejt Londrës të dielën, ndërkohë që ditën e hënë kreu vizitat mjekësore, nënshkroi kontratën dhe bëri fotot zyrtare. Po kështu ai pati kohë që të njihte edhe ambientet e klubit londinez. Arsenali të martën kishte një ndeshje të rëndësishme, atë me Southampton të fituar 3-1 dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit preferuan të prisnin për të bërë zyrtare transferimin e Odegaard në Emirates Stadium.
Sfidanti.al