Maroku kunder FIFA: U eliminuam nga gabimet e arbitrave

Maroku ende nuk e pranon eliminimin nga Boterori i Rusise. Skuadra afrikane eshte e bindur se arbitrimi ka ndikuar qe ajo te mbetet jashte evenimentit me te madh futbollistik. Per kete arsye Federata Marokene e Futbollit dergoi nje leter ne zyrat e FIFA, per te bere ankesen e saj nje leter qe u publikua ne profilin e saj ne Twitter.

‘Shprehim indinjaten tone kundrejt gabimeve te renda arbitrare qe shkaktuan eliminimin tone-shkruhej ne letren e kesaj Federate e cila u ankua per 3 episode ne ndeshjen me Portugaline dhe 5 ne sfiden me Spanjen.

Ne te njejten kohe Maroku u ankua edhe per sistemin VAR qe sipas tij favorizoi kundershtaret e tij.

Sfidanti.al