Diego Armando Maradona nuk zhgenjen kurre. El Pibe de Oro ka dhuruar spektakel ne prezantimin e pare si trajner i skuadres meksikane Dorados. Argjentinasi i argetoi te gjithe fillimisht ne konferencen e shtypit dhe me pas ne seancen stervitore ku se bashku me futbollistet e tij vendosi te karikoje tifozet duke perplasur duart.
Por jo vetem kaq, Diego Armando Maradona foli edhe per problemet e tij me drogen qe e kane shoqeruar ate per nje kohe jo te shkurter.
‘Dua t’i jap kesaj skuadre ate qe une humba une kur isha semure-tha Maradona perballe 200 gazetareve-per 14 vjet kam qene i semure dhe une tani dua te shoh diell, dua te fle, me pare nuk e beja nuk e dija cfare ishte jasteku dhe per kete arsye pranova oferten e Dorados’.
Kjo deklarate ishte edhe nje pergjigje ndaj atyre qe ne rrjetet sociale kane shkruar fraza me nenkuptime per zgjedhjen e bere nga Maradona. Ne fakt, rajoni Sinaloa eshte e njohur per kartelin e tij te droges.
Sfidanti.al