Lordi Bendtner është “djalë i egër”, rrahu keq një taksist!

Një nga futbollistët më të mirë danezë, Niklas Bendtner, i quajtur “Lordi”, ka shkaktuar ditët e fundit një skandal të ri, pasi fundjavën e kaluar sulmoi fizikisht dhe rrahu një taksist, të cilit i shkaktoi dëmtime të rënda trupore. Sipas medias daneze, taksisti i rrahur e denoncoi futbollistin e lartpërmendur në polici, ndërkohë që ai është shtruar në spitalin më të afërt, ku, sikurse thuhet, atij i kanë bërë një ndërhyrje të vogël kirurgjikale.
Kompania e taksive, ku punon viktima, ka bërë një njoftim zyrtar, ku thuhet: “Punonjësi i kompanisë sonë ka pësuar dëmtime të rënda trupore. Ne e kemi denoncuar rastin në polici dhe jemi të sigurtë se sulmi ndaj taksistit tonë është kryer nga Niklas Bendtneri”.
Ky futbollist kontradiktor ende nuk ka reaguar ndaj akuzës së ngritur kundër tij.
Sfidanti.al