E vdiqët fare Panuçin, po Bushi, Bogdani dhe Mustedanagiç ..heronj?!

Kristian Panuçi është padyshim njeriu më i sulmuar i kombëtares, edhe pse koleget e tij, trajneret në Kombetaret e vogla janë zhytur edhe më poshtë, por trajtohen si “heronj”. Kur të gjithë kanë marrë shenjë dhe godasin për “vdekje” trajnerin Panuçi, gjen me pikatore komente që prishin skenarin. Autori i Procesit “Sportiv”, Glenti Nallbani, i bën një mbrojtje kristiane..Panuçit..

-Jemi dakord që në këtë vit paraqitjet e kombëtares së drejtuar prej tij kanë patur shumë ulje ngritje, por a duhet larguar ai tani?
– E mori kombëtaren në mes sezoni dhe arriti objektivin për ta mbajtur në vendin e tretë në edicionin e kaluar. Renditja më e mirë e kombëtares në një eliminatore boterori.
– Ai është brenda objektivave këtë sezon, 2 ndeshje 3 pikë nuk është fundi i botës, mos harrojmë që mbetemi përsëri një kombëtare e vogël. Ka fituar me Izraelin është mundur në Skoci. Rezultate që qëndrojnë.
-Po Bushi, Bogdani dhe Mustedanagiç, trajnerët e Kombëtareve të moshave, që kanë rezultate më të dobëta edhe se italiani, përse trajtohen ndryshe nga media dhe specialistët apo Kombëtaret e tyre na kanë bërë ..”krenarë”

– Në këto dy ndeshje gjendja e kombëtares është shumë e vështirë. 3 lojtarët kryesorë të sulmit janë jashtë, Sadiku, Roshi, Grezda. Shumë lojtarë të tjerë s’po luajnë fare, Ajeti, Mavraj e shumë të tjerë që kanë qenë baza e europianit s’kanë minuta madje mezi gjetën skuadër. Xhaka vjen nga dëmtimi, Agolli luan me pikatore. Hysaj nuk është i njëjti si në klubin e tij. Ndihet dhe mungesa e Kukelit.
-Kombëtarja s’ka Kapiten. Pas largimit të Lorik Canës nuk ka një figurë të fortë për të bashkuar skuadrën. Të gjithë e dinë rëndësinë e një figure si kapiteni.
– Panuçi ka një detyrë të vështirë për të rindërtuar skuadrën nga e para. Prurjet që ka patur këto kohë nuk kanë qenë cilësore dhe shumë eskperimente kanë dështuar, por realiteti është ky. Në 2 vjet ka ndryshuar e gjithë skuadra e EURO 2016.
-Shumë media e gazetarë janë vendosur kundër tij, por a ka një trajtim të njëjtë edhe me trajnerët e kombëtareve të moshave që me rezultatet kanë qenë edhe më keq se Panuçi?
-Kritikat e specialisteve qëndrojnë, por ti japim dhe pak kohë trajnerit. Fundja këto janë dy ndeshjet e tij të para zyrtare.

Sfidanti.al