Diego Armando Maradona bëhet sërish protagonist jashtë lojës së futbollit. Kampioni argjentinas është shtruar në një klinikë të Buenos Airesit për të kuruar një problem që e shqetëson prej kohësh; pagjumësinë duke iu nënshtruar një terapie të re. Mësohet se shkaku i këtij problemi të Maradonës, janë pikërisht pretendimet financiare të vajzave të tij, gjë që e pranon vetë Maradona
‘Herën e fundit që kam takuar vajzat e mia ishte kur më kërkuan dollarë-i ka thënë Maradona mikut dhe avokatit të tij, Matias Morla-prej kohësh nuk arrij të vë gjumë në sy. Nuk mund të them se vajzat e mia po më boshatisin llogarinë bankare, por duan të ndryshojnë realitetin, jetën timë. Unë isha duke vdekur, kurse ato blinin apartamente në Miami’
Kurat e mëparshme nuk i dhanë efekt Maradonës që iu nënshtrua një terapie të re që e vuri në gjumë për 4 ditë e 4 net radhazi.
sfidanti.al