Kur dy persona grinden përfiton një i tretë. Kjo shprehje duket se gjen pasqyrim shumë të mirë në Cmimin e Madh të Italisë në Botërorin e MotoGP ku ai që triumfoi ishte pikërisht Danilo Petrucin që regjisgtroi fitoren e tij të parë në karrierë duke përfituar edhe nga rivaliteti mes kampionit të botës Mark Markez dhe italianit të Dukatit zyrtar, Andrea Doviciozo.
Pista e Muxhelos u konfirmua edhe njëherë se është terreni i skuadrës Dukati që arrin të dalë i fituar këtu për të tretin vit radhazi. por këtë vit fituesi ishte një surprizë pasi i pari që kaloi vijën e finishit ishte pikërisht Danilo Petruci që pati një fundjavë fantastike në këtë Cmim të Madh dhe që në fund e meritoi fitoren.
Menjëherë pas tij në vendin e tij u pozicionua ‘përbindëshi’ i MotoGP, Mark Markez me Hondën, me kampionin e botës që la pas tij rivalin Andrea Doviciozo. Nuk pati fat në këtë garë piloti i Jamahës, Valentino Rosi që u rrëzua duke e braktisur përfundimisht atë.
Pas Cmimit të Madh të Italisë, Markez përforcon pozitat e tij në krye me 115 pikë duke e rritur në 12 pikë diferencën me Doviciozon që është me 103 pikë, ndërsa në vendin e tretë pozicionohet spanjolli tjetër Aleks Rins që u rendit i katërti, me 88 pikë.
sfidanti.al