E akuzojnë për përdhunim? Nejmar publikon fotot dhe mesazhet intime të paditëses

Nga Brazili janë ngritur akuza të rënda për abuzim seksual në drejtim të Nejmar, por futbollisti nuk pajtohet aspak dhe reagon menjëherë. Sulmuesi brazilian që u akuzua për dhunë seksuale nga një vajzë në Paris në muajin maj, u kundërpërgjigj me një videomesazh në profilin e tij në Instagram ku tregoi një sërë mesazhesh të gjata, video private dhe foto të vajzës në veshje intime që ai dhe akuzuesja shkëmbenin me njëri-tjetrin

‘Tani e tutje do të bëj gjithcka publike-thotë Nejmar në videomesazhin e tij-të gjitha momentet tona ishin intime, por është e nevojshme që t’i tregoj për të vërtetuar se nuk ka ndodhur asgjë. Ajo cfarë ndodhi atë ditë ishte një raport mes një mashkulli e një femre brenda 4 mureve, dicka që ndodh me të gjitha ciftet. Ditën tjetër nuk ndodhi më asgjë dhe vijuam të dërgonim mesazhe njëri-tjetrit. U akuzova për përdhunim, është një fjalë e rëndë, dicka shumë e fortë dhe që më kapi në befasi. është shumë e trishtuar dhe e shëmtuar kur e dëgjon, sepse kush më njeh mua dhe karakterin e integritetin tim, e di shumë mirë që nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë. Ishte një kurth ku unë rashë me të dyja këmbër, por për mua kjo ngjarje do të shërbejë si një mësim tani e tutje. Ka njerëz që duan të përfitojnë dhe t’u bëjnë shantazh të tjerëve, është vërtet dicka e trishtë dhe e dhimbshme’.

sfidanti.al