Ish-mesfushori i Interit, Fredy Guarin, ka folur për betejat e tij me alkoolin në një intervistë të fundit, teksa ka zbuluar se ka tentuar edhe vetëvrasjen. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Guarin nuk hezitoi të theksojë se lufta depresionin ka qenë mjaft e egër. “Fillova të pija gjatë muajve të fundit tek Inter. Ndihesha keq për situatën time familjare.
Në atë pikë, ai filloi rehabilitimin në një fondacion që e ndihmoi të linte alkoolin. Ai i pa përsëri fëmijët e tij: “Nuk më falën menjëherë, por me kalimin e kohës më kuptuan. Tani punoj në fondacion me psikologen time; dua ta ndaj përvojën time me të tjerët.”
sfidanti.al

