‘Kurrë nuk do të vija veten kundër Messit, për mua është një idhull sic është për Benxhaminin babai I tij Serhio Aguero-kjo është ajo që ka thënë El Pibe De Oro për raportet e tij me Lionel Messin në një intervistë për televizionin argjentinas TyC Sports duke mohuar zërat që flisnin për mosmarrëveshje me të.
‘Jam argjentinas, nuk e kritikoj Messin, përkundrazi, jam mik I tij-tha Maradona-e pashë duke qarë në dushe kur u mundëm 4-0(cerekfinalen e Botërorit të 2010 ndaj Gjermanisë).
Maradona foli edhe për situatën te Boca Juniors dhe Rikelmen që tani ësbhtë zv/presidenti I këtij klubi, ndërkohë që ai vetë mbështeti kandidaturën e Horge Ameal. ‘Ta ketë të qartë se ai do t’I bëjë mirë klubit, nëse u bën mirë tifozëve-vijoi Maradona-për pankinën e Bocas shoh me sy të mirë Garekën, ndërsa për të ardhmen e Argjentinës preferoj Hajnzen’
Në intervistën e tij Maradona foli edhe për tema të tjera mes të cilave ishte ajo e drogës
‘Të rinjve u them, mos merrni drogë-tha Maradona-do të mbeteni jashtë shoqërisë e familjes. Kur përdorja kokainë isha askushi, isha vetëm një zombi’.
Sfidanti.al