Maradona mesazh legjendës Pele: Shërohu shpejt

Pele dhe Diego Armando Maradona gjatë gjithë kohës kanë qenë objekt krahasimi aq sa është krijuar edhe një garë se cili prej tyre është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. por në këto ditë këto dilema dhe ndasi kanë dalë në plan të dytë të paktën për El Pibe De Oron që duke parë gjendjen shëndetësore të legjendës braziliane që ndodhet në një spital të Parisit për një infëeksion të rrugëve urinare ka dashur të japë një mesazh inkurajimi.

‘Të uroj një shërim të shpejtë, Rey; forca-shkruan Maradona në një postim në rrjetet sociale duke iu drejtuar Pelesë ndërkohë që postoi edhe një foto kur ai dhe Pele në moshë shumë të re ishin bashkë-kjo foto mbush 40 vjec. U bë në Rio De Zhaneiro kur u njohëm personalisht. Sa të rinj që ishim,,,’.

sfidanti.al