Zhoze Murinjo po kërkon një pankinë për sezonin e ardhshëm. Që pas shkarkimit nga Mancester Junajtid, emri i tij është folur shumë së fundmi, por nuk kishte asgjë konkrete në këto zëra. Së fundmi ai u fol për një rikthim të mundshëm te Interi, por zikaltrit kanë hedhur sytë nga Antonio Konte, kështu që për të dalin opsione të reja mes të cilave më interesanti rezulton kampionati gjerman.
Vetë Murinjo e ka vlerësuar Bundesligën në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’.
‘Është një kompeticion entuziazmant, sidomos po të shohim se skuadrat që janë në mesin e klasifikimit janë në përmirësim të vazhdueshëm dhe po krijojnë një konkurrencë të fortë-tha Murinjo-mendoj se kampionati gjerman është vërtet interesant’.
Murinjo në intervistën e tij shfaqi në mënyrë të vecantë simpati për Borusian e Dortmundit që këtë sezon la t’i shpëtonte nmga duart një diferencë e konsiderueshme pikësh dhe tani është parakaluar nga Bajerni i Mynihut në klasifikim. Një nga skuadrat që mund të bëjnë ndryshime në pankinë është pikërisht Bajerni i Mynihut, drejtuesit e të cilit nuk janë shumë të kënaqur me punën e Niko Kovac, që vetëm tanui mundi të kthejë bavarezët në lojë për titullin në kampionat pas eliminimit në Ligën e Kampioneve nga Liverpuli.
‘Bajerni është një klub i madh, por me sinqeritet shpresoj që Kovac të mbajë vendin e tij në pankinë, sepse ka punuar shumë fort për të arritur në këto nivele-tha Zhoze Murinjo.
Por duke marrë parasysh faktin që Bajerni ka një projekt ambicioz duke premtuar se do shpenzojë si kurrë më parë, kjo do të përbënte një arsye më shumë për Murinjon që të mendojë për të pranuar një aventurë me skuadrën bavareze për të tentuar Championsin e tretë me një skuadër të tretë.
sfidanti,al