Manuel Nojer, nga penalltitë tek Gjermania U15, në synimin për të fituar Europianin!

Pritjet e tij janë sinonim i përsosmërisë në profesion. Manuel Nojer ka qenë gjithnjë në nivelet më të larta të rolit të tij, i krahasuar me legjendat Bufon, Kasijas apo Petr Çeh, ndërsa së fundmi arriti një “gur kilometrik” në karrierë. Luajti ndeshjen numër 100 për Gjermaninë, në fitoren 7-1 në miqësoren ndaj Letonisë. Shokët e skuadrës e respektuan pikërisht me një sukses të thellë, në testin e fundit përpara Europianit.

Nojer e nisi karrierën me Gjermaninë duke shkëlqyer me ekipin U19 që në Europianin e 2005-ës, 16 vjet më parë. Më pas, ai u shpall kampion i Europës me Gjermaninë U21, pas fitores së madhe 4-0 në finalen ndaj Anglisë. Me skuadrën e parë të trajnerit Joakim Lëv, Nojeri nisi që në 2009, dhe pati fat për t’u aktivizuar në finalet e Kupës së Botës në 2010, pasi dy portierët më të vjetër se ai u dëmtuan. Në 2014, fitoi Kupën e Botës në Brazil, suksesi më i madh në karrierë, dhe triumfi më i madh i gjermanëve që nga viti 1990.

Nojer është shpallur pjesë e ekipit më të mirë të botës në dekadën e fundit, ndërsa ka arritur fitore të mëdha sidomos me Bajernin e Mynihut në nivel klubi. Synimi i momentit i Nojerit është fitorja e Kampionatit Europian që nis pas pak ditësh, ndërsa kombëtarja gjermane është forcuar me kthimin e veteranëve Tomas Myler e Tomas Myler, të përjashtuar prej vitesh nga trajneri Joakim Lëv.

Sfidanti.al