Manovrat kuqezi, Mandzukic menjëherë, më pas Tomori e në fund rinovimet në 7 ditë të zjarrta

Java e Milanit do të jetë e zjarrtë duke nisur që nga sfida e së hënës me Cagliarin për të vijuar me emergjencën me të cilën po përballet dhe katër tratativat në merkaton e transferimeve me synim mbrojtjen e vendit të parë dhe ndoshta  shkëputjen nga rivalët. Ata që janë thirrur në apel për të përforcuar një skuadër të përgjysmuar nga dëmtimet dhe Covid janë Mario Mandzukic dhe Fikayo Tomori.

Ish sulmuesi i Juventusit pritet që këtë të hënë të bëjë vizitat mjekësore dhe më pas të nënshkriuajë kontratën me kuqezinjtë. Bisedimet mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit të futbollistit kroat u intensifikuan ditën e shtune dhe dyshimet për gjendjen e tij fizike u fashitën përfundimisht. Mandzukic do të nënshkruajë me klubin milanez një kontratë 6 mujore me opsion rinovimin e saj edhe për 12 muaj të tjerë, ashtu sic ndodhi një vit më parë me Zlatan Ibrahimovic

Hapa para janë bërë edhe përsa u përket Tomorit, pavarësisht kundërshtimeve të Frank Lampard që nuk dëshiron të  privohet nga shërbimi i futbollistit. Milani i propozoi Chelseat një formulë huazimi me të drejtë blerjeje dhe me Blutë po diskutohet pikërisht mundësia për blerjen përfundimtare. Klubi londinez e ka fiksuar vlerën e kartonit të Tomorit 30 milionë Euro, ndërsa Maldini dhe Massara por përpiqen të ulin pretendimet e Chelsea, por synimi është që ta sjellin atë në Milano dhe janë gati të mbyllin këto tratativa me cdo kusht

Java e ardhshme do të jetë e rëndësishme edhe në aspektin e rinovimeve. Stipic, agjenti I Calhanoglu pritet të vijë në Milano për një përballje të fundit me klubin. Palët ishin afruar shumë në ditët e fundit dhe diferenca mes kërkesës dhe ofertës u reduktua ndjeshëm dhe me vlerën 4.5-5 milionë Euro në sezon, bisedimet mbyllen me sukses. Ndryshe është situata e Gigio Donnarummës edhe pse bisedimet me Mino Raiolën rezultuan të frytshme. Edhe portieri po shkon drejt rinovimit të kontratës dhe 7-10 ditët e ardhshme mund të jenë ato vendimtare.

sfidanti.al