Manchesteri, kryeqyteti i shpenzimeve, City e United sa ‘dorëshpuar’ në 10 sesionet e fundit

Manchester City dhe Manchester United janë skuadrat që kanë shpenzuar në 10 sesionet e fundit të merkatos. Ky është përfundimi i arritur nga një studim I CIES Football Observatory që ka përpiluar një  klasifikim të skuadrave që kanë bërë më shumë shpenzime në blerje futbollistësh dhe që kanë rezultatet më negative në lëvizjet e merkatos teksa ka bërë diferencën mes shifrave të shpenzuara në blerje lojtarës dhe atyre të arkëtuara nga shitjet.

Në krye të klasifikimit qëndron Manchester United me 1.006 miliardë Euro shpenzime në merkato ndërkohë që ka arkëtuar 375 milionë Euro për një diferencë prej -631 milionë Euro. Manchester United është në vendin e dytë me -586 milionë Euro, 832 milionë Euro blerje dhe 246 milionë Euro. Në fakt po të marrësh parasysh vetëm shpenzimet, Barcelona është ajo që ka nxjerrë më shumë para nga arkat e saj për të sjellë lojtarë, 1.171 miliardë Euro, por katalanasit kanë arkëtuar edhe shumë nga shitjet, 700 milionë Euro për një diferencë prej -471 milionë Euro që e pozicionon në vendin e tretë.

Në këtë pikë klasifikimi vijon me Paris Saint Germanin me -455 milionë Euro diferencë dhe Inter me -386 milionë Euro. E plotësojnë dhjetëshen e klubeve me shpenzimet më të medha në 10 sesionet e fundit të merkatos Everton, Aston Villa, Milan, Chelsea dhe Arsenal

Sfidanti.al