Pas një fillimi të sezonit me ulje-ngritje, Manchester United ka gjetur vazhdimësinë dhe është në luftë për titullin me rivalët e qytetit të City. por edhe pse ambienti te Djajtë e Kuq është më i qetë, zërat e merkatos rreth klubit nuk rreshtin dhe padyshim në qendër të tyre është pikërisht Paul Pogba. ai që rindezi zërat për një largim të mundshëm të mesfushorit francez, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në 2022, ishte vetë trajneri Ole Gunnar Solskajer që u tregua i drejtpërdrejtë.
‘Askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadër, pandemia ndryshoi gjithcka-ishin fjalët e thëna nga Solskjaer në një konferencë për shtyp
Janë këto fjalë që lënë të hapur cdo hipotezë për të ardhmen e Pogba dhe që të sjellin në mendje deklaratat e agjentit të tij, Mino Raiola. mesfushori po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester United dhe klubi anglez duhet të marrë një vendim nëse do ta nxjerrë në merkato këtë verë apo do të rrezikojë që ta humbasë atë me parametra zero në verën e 2022
Juventus është një prej klubeve që ndjekin Pogba, me torinezët që kërkojnë kthimin e francezit në Serie A, por kampionët e Italisë janë në një garë të fortë me Realin e Madridit edhe pse për momentin pozitat e Zidane në pankinën e Los Blancos janë tronditur ndjeshëm
Duke parë situatën aktuale, klubi merenges duket se është në avantazh edhe për faktin se Juventus nuk mund t’ia lejojë vetes të shpenzojë 100 milionë Euro për kartonin e Pogba dhe 15 milionë Euro në vit për pagën e tij. Por duke parë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia coronavirus, shifra të tilla janë të ndaluara edhe për vetë Realin e Madridit. për këtë arsye, në mungesë të rinovimit të kontratës me Pogba, Manchester United mund të pranojë largimin e francezit në këmbim të parave dhe një prej lojtarëve të Juventusit që u pëlqen, si Dybala.
sfidanti.al